Del Piero: Milan-Juventus mbyllet me këtë rezultat

Alessandro Del Piero beson se Juventus do të fitojë ndaj Milanit në San Siro. Dy rivalët nga Serie A ndeshen sonte në Milano. Dhe, ish kapiteni i “Bianconerët” beson se kampioni në fuqi do të dalë fitues.

“Parashikimi im? 2:1 për Juventusin”, deklaroi Del Piero për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Juventus ka fituar 20 nga 21 ndeshjet e fundit, pas një fillimi të dobët. Një rikthim i madh”, u shpreh ai. –