Del në shitje faculeta me të cilën Messi fshiu lotët, ky është çmimi marramendës për ta blerë atë!

Transferimi i Lionel Messit te PSG-ja tronditi të gjithë botën e futbollit.

Në paraqitjen e tij të fundit para mediave në Barcelonë, gjeniu argjentinas mezi fliste, duke qarë pothuasje gjatë gjithë kohës, shkruan Gazeta Olle.

Messi mbante një faculetë me të cilën fshinte lotët e tij.

Kompania e shitjeve online “Mercado Libre” ka njoftuar se po e shet këtë faculetë.

E njëjta sipas njoftimit të kësaj kompania, shitet me çmimin marramendës një milionë dollarë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se përveç lotëve të Messit, faculeta përmban edhe mbetje nga hunda e tij, dhe se me anë të kësaj mund të bëhet klonimi i argjentinasit.

/Gazeta Olle/

FFK fillon ciklin e ri të seminareve kundër dukurive negative në futboll

Unitedi shkatërron Leedsin në ndeshjen e parë të edicionit të ri