Deklarata e Kloppit para duelit vendimtar ndaj Dortmundit

Jurgen Klopp ka thënë se nuk do të marrë vendimin e gabuar kur do të zgjedhë se me cilin sulmues do të startojë kundër Borussia Dortmundit në çerekfinalen e dytë të ‘Europa League’.

Trajneri gjerman në dy ndeshjet e fundit ka përdorur sulmuesit Divock Origi dhe Daniel Sturridge, të cilët kanë realizuar gjatë paraqitjeve të tyre, ndërsa Klopp ka thënë se nuk do të gabojë me zgjedhjen e njërit prej këtyre sulmuesve.

“Gjithmonë ka vendime të vështira, por ka momente kur ju nuk mund të gaboni sepse të gjithë janë në formë të mirë”, ka thënë Klopp për dilemën e sulmuesve.

“Është e vështirë vetëm për lojtarët që ta pranojnë. Ata ndjehen mirë, kanë besim dhe nëse nuk përfshihen në formacion atëherë do të jetë problem”.