Deklarata e Ismet Munishit pas ndeshjes me Drenicën

Ismet Munishi pas ndeshjes me Drenicën u duk i qetë teksa deklaroi se Drenica fitoi me meritë (1:0).  “Në pjesën e parë, ishte loja e nivelizuar sepse ne nuk ishim në nivel. Drenica realizoi gol të shpejtë pas një aksioni të mirë dhe gabimeve tona. Në pjesën e dytë, luajtëm më mirë dhe e patën iniciativën, Drenica u mbrojt mirë dhe me plotë meritë arriti fitore”, deklaroi ‘timonieri’ i hajvaliasve, Ismet Munishi, pas ndeshjes për ‘Supersport Kosovën’.