Deklarata e Ibrakoviq pas humbjes nga Malisheva

Prishtina e ka nisur në mënyrën më të keqe stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë mposhtur me rezultat 2-1 në udhëtim te Malisheva, në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Abdulah Ibrakoviq, i cili tha se Malisheva ishte shumë agresive.

“Loja ka qenë defensive, Malisheva ka qenë shumë agresive dhe ka ardh deri te kjo që ndodhi sot. Nuk luhet loja me emra por luhet me fitu duelin” – tha trajneri i Prishtinës.

Edhe me ketë humbje, Prishtina po vazhdon te mbetet mbrapa në garën për titull.

Aktualisht, Prishtina rënditet në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Malisheva rënditet në pozitën e shtatë me 22 sosh.

/Gazeta Olle/

Thaqi: Kjo fitore na jep qetësi dhe motiv, shpresoj mos të biem nga Superliga

Batatina: Pikë në “Zahir Pajaziti” nuk do të marrë askush, për këtë ju garantoj