Deklarata e Ibrakoviq pas fitores së parë me Prishtinën

Sot u zhvilluan dy takimet e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina arriti fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakoviq, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasit mposhtën Feronikelin me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Prishtinës, Ibrakoviq e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës së Feronikelit.

Trajneri boshnjak ka thënë se ka parashikuar që ndaj Feronikelit nuk do të jetë aspak lehtë, por në fund i është gëzuar tre pikëve të para në futbollin e Kosovës.

‘Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin. Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme’, është shprehur Ibrakoviq.

‘Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë’.

/Gazeta Olle/

Dallku: Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan përkundër disavantazhit

Përurohet fillimi i punimeve në stadiumin e 2 Korrikut