Deklarata e Dajës pas fitores në derbin ndaj Dritës

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Suharekasit triumfuan në derbin ndaj Dritës në Gjilan, me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm për portokallinjtë e realizoi Solomon në minutën e 71-të, pak minuta masi u fut në lojë.

Trajneri  Ballkanit, Ilir Daja për Artsport u deklarua shumë i kënaqur pas fitores në këtë takim.

“Ishte një ndeshje e vështirë, një atmosferë shumë e bukur. Ishim përballë një ekipi që është një nga ekipet më të mira në Kosovë. E dinim se do të ishte shumë e vështirë, ne ishim në ekuilibër gjatë gjithë ndeshjes. Kjo fitore na jep një motivim më shumë. Kemi kushte shumë të mira klubi që më mundësojnë të punoj ashtu siç dua”, tha Daja.

Pas kësaj fitore, Ballkani “blindon” vendin e parë me 45 pikë, teksa Drita mbetet në vendin e tretë me 41 sosh. /Gazeta Olle/

Ballkani triumfon në derbin ndaj Dritës, Llapi mposhtë lehtësisht Malishevën

Nuhiu: Futbollistët e mi bënë mjaftueshëm për të marrë barazim, apo edhe më tepër