Deklarata e Batatinës pas fitores së madhe ndaj Ballkanit

Sot u zhvillua ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi shënoi fitore të madhe ndaj Ballkanit me rezultat 4-1, duke u rikthyer nga disavantazhi, shkruan Gazeta Olle.

Llapjanët ishin në disavantazh 0-1, por e filluan goleadën nga minuta e 60-të dhe deri në fund shënuan katër herë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka lavdëruar lojtarët për angazhimin dhe për fitoren në takimin ndaj Ballkanit, të dielën në Merdar.

“Nuk ka qenë ndeshje e lehtë. E dimë që kemi luajtur ndaj një skuadre e cila ishte në pozitën e parë dhe duhet të jeni të kujdesshëm ndaj një kundërshtari të fortë. Në pjesën e parë nuk luajtëm kënaqshëm, loja nuk ishte e rrjedhshme. Në pjesën e dytë ju kam thënë lojtarëve se duhet të ndryshojmë nëse duam të fitojmë. Në momentin e pranimit të golit ndryshova skemën duke bërë zëvendësimet e qëlluara. Trajneri nuk është për të mbajtur vetëm stërvitje, kështu e kam përgatitur ndeshjen dhe në fund erdhi rezultati. Nuk jemi zmbrapsur, kemi vazhduar të sulmojmë deri në fund dhe ia arritëm objektivit”, ka thënë Batatina.

Me këtë fitore skuadra e Batatinës tashmë futet në top-katërshe me 21 pikë, ndërsa suharekasit bien në vendin e tretë me 24 sosh.

/Gazeta Olle/

Përfundojnë me këto rezultate dy ndeshjet e Ligës së Parë

Isufi: Golat e pranuar erdhën nga gabimet tona