Dejvi Bregu do të vijojë të luajë në Turqi, por jo tek Boluspor. Sulmuesi do të jetë pjesë e Umraniyesporin për sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin, i cili transferohet si një lojtar i lirë.
27-vjeçari vlonjat, në sezonin e fundit luajti në 31 ndeshje në divizionin e parë dhe 3 në Kupën e Turqisë, ndërsa regjistroi 7 gola dhe 5 asistime me Bolusporin.
Umraniyespori do të kërkojë rikthimin në elitën e futbollit turk dhe beson se Bregu do të japë kontribut të rëndësishëm për arritjen e këtij objektivi.
Krahas eksperiencës me Bolusporin, Bregu në të shkuarën ka qenë pjesë e Flamurtarit, Luftëtarit, Skënderbeut dhe Teutës, ndërkohë që tani do të ketë aventurën e gjashtë në karrierë.