Dejvi Bregu largohet nga Turqia, prezantohet te skuadra e re

Dejvi Bregu është shndërruar në lojtarin më të ri të Wisla Krakow, skuadrës së divizionit të parë në Poloni.

Ish-lojtari i Teutës në Superiore, mbylli eksperiencën në Turqi me klubin e Umraniyespor ndërsa ka fimosur deri në fundin e sezonit aktual me Wisla Krakow.

Këta të fundit janë aktualisht të renditur në vendin e pestë dhe synojnë që me kontributin e Dejvi Bregut të arrijnë një nga dy vendet e para për t’u ngjitur në elitë sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari deri në këtë fazë të sezonit, me skuadrën turke ishte aktivizuar në 11 ndeshje duke shënuar edhe një gol e dy asistë.

Liridon Krasniqi mund të luajë në Kosovë: Interesime nga shumë klube, por Gjilani i ka bërë ofertë zyrtare

Drita merr edhe fitoren e katërt, mposht ekipin polak