‘Lewandowski’ i Ballkanit, apo Albion Rrahmani, e ka realizuar golin e parë me fanellën e skuadrës nga Suhareka në kampionat.
Rrahmani ka shënuar pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Malishevës, të cilin Ballkani e mposhti me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë.
Sulmuesi nga Podujeva realizoi në minutën e 76’ të ndeshjes, kurse golin e dytë për ‘portokallinjtë’ e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 90+1’.
Golin e parë me fanellën e Ballkanit, Albion Rrahmani, i’a ka dedikuar gjyshit të tij, i cili ka ndërruar jetë 9 vite më parë.
“Kete gol ja dedikoj Gjyshit tim te ndjer qe sot para 9 vite nderroi jet Gjysh faleminderit per keshillat e tua te pandalshme, pom mungon shum Tedua”, ka shkruar Rrahmani në facebook.
Më poshtë keni postimin e plotë të futbollistit të Ballkanit.