Dedaj dhuron spektakël me golin e tij të fitores në Superligën e Zvicrës

Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj, po vazhdon me paraqitje impresive në Zvicër.

Të shtunën ai shënoi supergol në sekondën e fundit të ndeshjes për fitoren 31:30 të Kreuzlingenit ndaj St. Otmar St. Gallen, në kuadër të Superligës zvicerane.

Dedaj mori topin në aksionin e fundit, kur rezultati ishte 30:30. Me gjuajtje të papritur nga distanca gjeti një kënd të pambuluar në portën kundërshtare dhe realizoi për 31:30 dhe fitoren e madhe. Për 30:30 shënoi Bujar Ramosaj, po ashtu në minutën e 60-të.

Bujar Ramosaj mbrojtësi qendror i skuadrës u shpall lojtar i ndeshjes. Shënoi dy gola nga dy tentime, ndërsa dha kontribut të madh edhe në mbrojtje. Kapiteni Dedaj i shënoi shtatë gola nga nëntë tentime.

Për Kreuzlingenin ishte fitore shumë e rëndësishme kampionale. Te kjo skuadër luajnë edhe reprezentues të tjerë të cilët patën paraqitje solide. /Gazeta Olle/

Gliha habit të gjithë: Barazuam vetëm prej Qeqa Krelanit

Granit Xhaka kritikohet “ashpër” nga tifozët zvicerianë për paraqitjen ndaj Kosovës