Debutoi me 17 vite në Superligë dhe shihet si e ardhmja e Dritës dhe futbollit kosovar, Erion Ramushi: Dua të fitoj trofe me klubin e zemrës

Erion Ramushi është e ardhmja e futbollit gjilanas dhe padyshim atij kosovar.

Mesfushori ofensivë i Dritës ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Superligën e juniorëve, derisa sezonin e kaluar debutoi edhe me ekipin e parë pasi iu dha hapësira nga trajneri Akis Vavalis.

17-vjeçari tani ka kaluar në ekipin e parë të Dritës, derisa pritet shpërthimi i tij edhe në Superligë, njësoj si tek juniorët.

Ramushi që luan në pozitën e mesfushorit ofensivë ka shënuar tetë gola dhe asistoi në 11 të tjerë në Superligën e Juniorëve.

Talenti i madh gjilanas debutoi ndaj Drenicës në xhiron e fundit, ndërsa thotë se ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme.

“Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme dhe skam fjalë për debutimin tim. Të luaj në ekipin e zemrës dhe të debutoj në moshën 17-vjeçare ka qenë vërtetë diçka unike”, tha Ramushi për Gazetën Olle.

Ai tani është pjesë e ekipit të parë të gjigantit kosovar, derisa ishte me klubin edhe në Bankso të Bullgarisë për fazën përgatitore ku i zhvilloi dy ndeshje.

“Kemi kaluar shumë mirë në Bankso, kushtet kanë qenë shumë të mira të punës dhe kemi stërvitur shumë mirë”.

“Në Bullgari kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore ku në të dyja jam paraqitur dhe jam shumë i lumtur me tretmanin që po më bëhet nga klubi. Tani mua më mbetet të punoj shumë më shumë që ta shpërblejë besimin e klubit”, tha Ramushi.

Mesfushori ofensivë thotë se qëllimi i tij këtë edicion është të ketë hapësira dhe të jap maksimumin që ta fitoj titullin kampion me Dritën.

“Unë jam pjesë e ekipit të parë dhe më duhet të punoj jashtëzakonisht shumë që të kem minuta. Normalisht qëllimi im është të luaj sa më shumë dhe ta ndihmoj klubin tim të kthej titullin e kampionit dhe të fitojmë trofe të tjerë”, tha Ramushi. /Gazeta Olle/

“Do më shijoj një fitore në Champions”, Ilir Daja për “Panorama TV”: Ju tregoj ndryshimin mes Shqipërisë dhe Kosovës

Zyrtare: Granit Xhaka lojtari më i ri i Bayer Leverkusen