Leon Dajaku debutoi në Bundesligë këtë xhiro në skuadrën e Bayern Munchenit.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, ishte transferuar këtë edicion te bavarezët nga skuadra e Stutgartit, shkruan Gazeta Olle.
E 18 vjeçari, gjatë ditës së sotme është nisur drejt Kosovës.
Dajaku, si duket ka zgjedhur t’i festoi festat e fundit në vendin tonë.
Për sulmuesin e talentuar, vlen të përmendet se interesim ka shfaqur edhe Kombëtarja e Kosovës.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e do në ekip për ndeshjet që Kosova do t’i ketë në të ardhmen.
Kurse, deri më tani, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Skenderajt, ka zhvilluar 6 ndeshje për Gjermaninë U19.