Debutoi dy herë, shënoi dy herë

Debutoi në ndeshje miqësore, shënoi. Debutoi në ndeshje zyrtare, shënoi. – Ky është Alban Shillova, lojtari që iu kthye fushës së gjelbër pas gati një viti.

Sulmuesi prishtinas i Dritës, realizoi ndaj Trepçës ’89, golin më të bukur të javës së parë të stinorit pranveror. Ai dribloi mirëDrita triumfoi 3:2.

“Pasi edhe në Shqipëri në ndeshjen  e parë miqësore shënova ndaj Drenicës, kam pritur që do të shënojë edhe ndaj 89-shit, bazuar në përgatitjet që i kemi bërë. Këtu rol të madh luan edhe mesfusha jonë, të cilën e kemi shumë të mirë”, deklaroi 21-vjeçari i talentuar për Gazetën Olle.

albani

Ai herën e fundit kur luajti ndeshje zyrtare, e bëri me Bylisin në Shqipëri, por largimi i kësaj skuadre nga garat bëri që të kthehet në Kosovë. Më pas një lëndim e la pa debutuar fare me Trepçën, të cilës iu bashkua në gjashtë muajt e fundit.

“Po ndihem shumë mirë. Pritja në Dritë ka qenë shumë e mirë, e po  ashtu edhe mikpritja”, tha ai.

Ai nuk synon që Drita të ngjitet sa më lart në renditje. “Me rëndësi është që ekipi të fitojë, dhe unë të bëjë lojëra të mira. Golat do të vijnë. Prioriteti është të mbesim në Ligë”, theksoi ish-lojtari i Fushës Kosovës e Viganit. (Gazeta Olle)

shillova