Debutimi i ëndrrave i Ermal Krasniqit në Superligën rumune, gol dhe asistim në derbi (Video)

Anësori nga Kosova, Ermal Krasniqi, e ka gjetur golin që në ndeshjen e tij të parë me skuadrën rumune, CFR Cluj.

24-vjeçari u transferua javë më parë te klubi i tij i ri nga Ballkani i Suharekës dhe tashmë ka lënë gjurmë që në sfidën e tij të parë.

Në ndeshjen ndaj Farul Constanta, gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, futbollisti nga Malisheva e tundi rrjetën.

Në minutën e 49-të, Krasniqi kombinoi me Emmanuel Yeboah, i cili ia ktheu topin dhe ‘numri 7’ hyri në zonë për të shënuar gol të bukur.

Ai nuk u ndal me kaq. Pas golit të dytë të Cristian Manea të shënuar nga penalltia (59’), Claudiu Petrila e realizoi golin e tretë (77’), në të cilin anësori shqiptar ishte asistues.

Arkitekti i  këtij goli, Krasniqi, i kaloi për mrekulli dy lojtarë kundërshtarë dhe pastaj e gjeti në qendër bashkëlojtarin e tij, i cili realizoi.
https://twitter.com/RoFtbl/status/1617609901987221504?s=20&t=sKuEWDaaucUiAxXXNftnDA

Zbulohen detajet e kontratës së Skukës, sulmuesi bëhet më i shtrenjti në histori të Superiorës – do të ketë super pagë

Granit Xhaka zgjidhet futbollisti i vitit në Zvicër