Debutim ëndrrash, Kosovare Asllani gjen dy herë rrjetën në ndeshjen e parë me fanellën e Milanit

Milani i vajzave është i zënë në Luisvile të Shteteve të Bashkuara për një turne përgatitor veror. Në ndeshjen e parë ekipi i drejtuar nga, Mauricio Ganz, fitoi 3-1 ndaj japonezeve të Tokio Verdit.

Dopietë për lojtaren e re të Milanit, Kosovare Asllani, në debutimin e saj me fanellën e kuqezinjve dhe një gol nga Martina Piemonte.

Kështu, futbollistja suedeze me origjinë shqiptare ka festuar momentin në “Instagram”: “Fitorja 3-1 dhe çfarë ndjesie e mrekullueshme të kaloj minutat e para me fanellën e Milanit”.

 

 

Gjysmëfinalja e turneut kundër pritësve të Rejsing Luisvil është caktuar për nesër 17 gusht. Asllani, tashmë 33-vjeçare është transferuar nga Reali i Madridit te Milani para fillimit të Kampionatit Europian të kësaj vere, teksa dje pati shansin e tripletës, por portierja mike e ndali në dy kohë.

Derbi Prishtina – Drita do të shtyhet?

Lojtarët e Boca Juniors rrihen me njëri-tjetrin në tunel