Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 09.11.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së trembëdhjetë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 13-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 12-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore
ndaj: Nd.trajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri me nr ID.000624M83. Motivi: Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
ndaj: Lojtarit të SC ”Gjilani” me nr fanelle.22 Muhamed Useini dhe nr ID.015539M88. Motivi: Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Prishtina.
ndaj: Lojtarit të FC ”Drita”me nr fanelle 10, Muharrem Jashari dhe nr ID.001049M98; Motivi: Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke e mohuar rastin për shënimin e golit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Drita.
ndaj: Lojtarit të KF ”Drenasi” me nr fanelle 7, Lirigzon Gjinovci, ID.003654M97. Motivi: Në minutën 89 ofendon asistentin e dytë dhe lojtarin kundërshtar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Drenasi-Onix.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 09.11.2021