Debate të ashpra me trajnerin, futbollisti i Kosovës largohet nga grumbullimi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U21 është duke qëndruar e grumbulluar para ndeshjes e cila pritet të zhvillohet të martën kundër Republikës së Çekisë në udhëtim.

Përzgjedhësi i U21 siç duket nuk është duke pasur qetësi në hotelin ku janë duke qëndruar.

Gazeta “Sheshi” mëson se qendërmbrojtësi Leonat Vitija ka lëshuar hotelin pas debateve të ashpra me trajnerin Michael Nees.

Arsyeja e debatit dhe largimit mësohet se është mos-inkuadrimi në lojë në dy ndeshjet e fundit të Përfaqësueses.

Lojtari i Skënderbeut ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për grup-moshat U17 dhe U19.

Kujtojmë që Vitija ka qenë lojtari kyç tek U21 kur trajner ishte Rafet Prekazi.

Lirim Kastrati stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, mund të luaj ndaj Suedisë

Djaloshi nga Kosova që bën tifo për Newcastlen që tani është klubi më i pasur në botë: Duam Leo Messin, nëse jo ai të vije Harry Kane