Debat i ashpër në mes të Starovës dhe Duros: Kjo çka po bën Reja është kazino

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova janë “përplasur” për zgjedhjet e trajnerit Edi Reja te Kombëtarja shqiptare.

Ata kanë debatuar me tone të larta ku vetë Starova e ka quajtur një kazino (rrëmujë) për vendimet e marra të italianit Reja për formacionin, ndërsa me këtë mendim nuk pajtohet Duro:

DEBATI I PLOTË –

Duro: Është ndryshim skeme.

Starova: Kjo është kazino (rrëmujë), nga 3-5-2 të bësh këto ndërrime që thua ti.

Duro: Çfarë po thua ti? Ti i ke bërë 100 mijë herë, hiqet një qendërmbrojtës dhe futet sulmues, për të kërkuar golin.

Starova: Nuk e ka bërë asnjëherë Reja prandaj është kazino (rrëmujë).

Duro: Ti e ke bërë!

Starova: Unë e kam bërë në forma të ndryshme. Kazino do të thotë rrëmujë.

Duro: Ndërrohet skema nga 3-5-2 dhe bëhet 4-3-3 qenka kazino (rrëmujë), unë këtu po dëgjoj!, pjesë nga debati në “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

Zyrtare: Xhengis Rexhepi merr timonin e Lirisë

Zyrtare: Struga vazhdon bashkëpunimin me trajnerin edhe për dy vite