De Laurentiis pozitiv në testin për Covid-19, në ankth edhe presidentët tjerë të Series A

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Pas një testi të kryer së fundmi, De Laurentiis ka zbuluar se është pozitiv me koronavirus.

Për këtë ankthi i ka kapluar të gjithë në Serinë A, pasi ditën e djeshme presidenti napolitan ishte i pranishëm në një mbledhje të Ligës.

Mediat italiane shtojnë se De Laurentiis nuk është asimptomatil dhe thuhet se së bashku me të pozitiv ka dalë edhe një anëtar i familjes.

Kjo ka ngjallur frikë edhe te presidentët e tjerë të Serisë A.

Kjo pasi kanë qenë dje në mbledhjen e Ligës dhe mund të jenë të detyruar të futen në karantinë.