De Jong zyrtarisht vazhdon kontratën

Nigel De Jong ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën e tij me Milanin.

Mesfushori holandez i cili ishte pa kontratë dhe kishte oferta të ndryshme vendosi t’i qëndroj besnik skuadrës italiane.

‘Tulipani’, ka arritur marrëveshje me klubin dhe ka nënshkruar kontratën e re e cila skadon në vitin 2018.

Ka qenë pikërisht trajneri serb, Sinisa Mihajlovic që ka këmbëngulur për qëndrimin e De Jongut në ‘San Siro’.

Nuk bëhet e ditur se sa do të jetë paga e re e lojtarit me klubin italian, por mediat italiane shkruajnë se do të shkoj rreth 2.5 milionë euro.

De Jong u kërkua me ngulm nga Manchester United, Galatasaray dhe Ajax.