De Jong afër gjigantit anglez

Mesfushori i Milanit, Nigel de Jong do të transferohet në Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.

Nigel de Jong është shumë pranë rikthimit në Premierligë për të veshur fanellën e Manchester Unitedit.

Sipas ‘ESPN’, mesfushori i Milanit, i cili ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në ‘San Siro’ ka kërkuar 5.5 milionë euro në vit në mënyrë që të vazhdojë qëndrimin në klub.

Milan nuk është në gjendje t’i ofrojë një pagë të tillë dhe raportohet se De Jong do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.