De Gea prishet me Van Gaalin

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea ka mosmarrëveshje me menaxherin Louis van Gaal.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “As”, De Gea dhe Van Gaal nuk komunikojnë fare mes vete. Reprezentuesi spanjoll është një prej futbollistëve më të dalluar të “Red Devils”, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Dhe, lajmi për probleme mes tij dhe menaxherit të ekipit ka ringjallur spekulimet rreth mundësisë së largimit të tij nga Old Trafford, pas përfundimit të këtij sezoni.

De Gea së fundmi është përmendur si objektiv i madh i Real Madridit ku trajneri Carlo Ancelotti e konsideron atë si pasardhës të kapitenit Iker Casillas.