De Bryne kërkon finalen

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, thotë se skuadra e tij do të kërkojë finalen e Ligës së Kampionëve.

Belgu realizoi golin e fitores ndaj PSG-së në çerekfinalen e dytë për të kualifikuar tutje “Qytetarët” në gjysmëfinale për herë të parë në histori.

“Ndjehem mirë. Luajtëm shumë mirë. Parisi nuk krijoi shumë raste dhe mendoj se merituam të kualifikoheshim. Jemi në gjysmëfinale, gjithçka mund të ndodhë. Do të jetë vështirë, por do të provojmë të kalojmë tutje”, ka thënë ai pas takimit, transmeton koha.net.