De Bruyne te City për 50 milionë euro?

Kevin de Bruyne mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez, por jo më te skuadra e Chelseat ku nuk kaloi aspak mirë.

Sipas “Telegraph Sport”, është Manchester City ai që e ka gati një ofertë bombastike për mesfushorin belg, pasi që është i gatshëm që të ofroj 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Një ofertë e tillë do të ishte e parefuzueshme për Wolfsburgun, sepse edhe pse ky klub qëndron mirë financiarisht, dëshira e De Bruyne është që të ketë një sfidë tjetër të madhe në karrierë. /Olle