De Biasi zbulon nëse do të luaj apo jo Mavraj

 

Mërgim Mavraj ka gjasa të luaj në ndeshjen e së dielës ndaj Armenisë, e cila do të luhet në Elbasan Arena në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, raporton Express.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe skuadrës gjermane Koln nuk ka stërvitor fare me ekipin gjatë këtyre ditëve shkaku i lëndimit

“Për Mavrajn do të vendos të dielën. Debatik Curri është rikuperuar dhe ekip është ne gjende të mirë “, ka deklaruar italiani në konferencën për media para ndeshjes.

Arlind Ajeti dhe Naser Aliji nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë në ndeshjen e së dielës me Armeninë për shkak se ende nuk kanë marrë leje nga FIFA, pasi më herët kanë luajtur me Zvicrën.

“Më vjen keq që Ajeti dhe Alji nuk do te luajnë me ne”, ka theksuar italiani, i cili është pajisur me shtetësi shqiptare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.