De Biasi uron lojtarët në shqip (FOTO)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka shkruar edhe një mesazh për lojtarët e tij në gjuhën shqipe.

Gianni de Biasi ka vendosur që t’i falënderoj lojtarët e tij në gjuhën shqipe.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ditë më parë mori pasaportën shqiptare për të treguar se sa është i lidhur me Shqipërinë dhe vetëm pak ditë më vonë ka shkruar edhe një mesazh për lojtarët e tij në gjuhën shqipe.

Pas ndeshjes së fituar ndaj Armenisë 2-1, ndeshje që ishte e rëndësisë tejet të madhe për Shqipërinë, De Biasi u ka shkruar një mesazh të gjithë lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë.

58-vjeçari nuk ka shkruar në gjuhën e tij amtare italisht as në gjuhën internacionale anglisht por u ka shkruar heronjve të Kombëtares në gjuhën më të mirë në botë, atë në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi.

Ja mesazhi i plotë i De Biasit:

“Përshëndetje djema! Dëshiroj t’ju falënderoj për performancen e se dielës. Pas dizavantazhit fillestar nuk ishte e lehte te rifitonim këtë ndeshje! Por, me durim dhe një ndeshje cilësore, pavarësisht nga fati ters ne topat e qëlluar dhe gjuajtjet e shumta drejt portës, me në fund fitorja mbërriti për skuadrën tonë. Një fitore qe na bën të kemi një vazhdim , te pamposhtur ne fushe dhe ne pritje te vendimit te CAS ne Lozane, duke pare me besim te ardhmen! Rruga është akoma e gjate dhe e vështire, por nëse do t’ia dalim te luajmë dhe te fitojmë ne fushe me te njëjtën cilësi dhe vendosmëri te kësaj pjese te pare , do te kemi mundësi ne te ardhmen te luajmë te gjitha shanset tona…. Faleminderit dhe nje kampionat te mbare te gjithëve!!! GDB”.

 

mesazhi