De Biasi tregon se si duhet ta mposht Shqipëria Armeninë

Gianni De Biasi e njeh shumë mirë kundërshtarin e radhës të Kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe për ta mposhtur atë ai kërkon që kuqezinjtë ta shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë.

Tekniku italian ka zbuluar njohuri të mjaftueshme për Përfaqësuesen e Armenisë, duke e bazuar frikën më të madhe  te futbollisti i Borussia Dortmundit, Henrik Mhkitaryian.

“Armenia ka një skuadër shumë cilësore dhe ka ndryshuar shumë në këto eliminatore sa i përket stilit të lojës. Ata e kanë ndryshuar shumë stilin e lojës në këto eliminatore ndërsa kanë lojtarë të rrezikshëm siç është Mhkitaryian. Do të jetë një ndeshje e vështirë por do të mundohemi që ta shfrytëzojnë në maksimum terrenin vendës dhe të fitojmë”, theksoi De Biasi për mediat armene, transmeton Gazeta Olle.

Ai në fund i ka cilësuar Portugalinë dhe Danimarkën si përfaqësueset pretendente për kalimin tutje, ndërsa i kualifikuari i tretë sipas italianit do të vendoset ndërmjet Shqipërisë, Armenisë dhe Serbisë.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë zhvillohet më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”. /Gazeta Olle