De Biasi takon 50 milionëshin (FOTO)

Donis Avdijaj mund të jetë emri i ri në Kombëtaren e Shqipërisë.

Edhe pse ditë më parë u fol se talenti kosovar nuk do të ftohet nga trajneri Gianni De Biasi, së fundmi ky i fundit ka marrë rrugë për në Austri, ku e ka ndjekur nga afër 18-vjeçarin.

Në ndeshjen mes Sturm Graz dhe Wolfsberger që përfundoi 2-0 për vendasit, në tribuna ishte edhe italiani i Shqipërisë, ku e shikoi Avdijajn duke u aktivizuar në pjesën e dytë të takimit.

Pas ndeshjes De Biasi së bashku me ndihmësin e tij Paulo Tramexani janë takuar dhe kanë biseduar me lojtarin, por ende nuk dihet nëse do ta ftoj për takimin me Armeninë apo jo.

Kujtojmë që Avdijaj është i huazuar nga Schalke 04 në Sturm Graz, ndërsa ai më parë ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë para se të pranoj të luaj për Shqipërinë.

De Biasi më në fund i dëgjoi si duket mediat shqiptare dhe tifozët që aq shumë e duan ‘Mister 50 milionëshin’ në Kombëtaren shqiptare.

 

de biasii