De Biasi nuk e do, por skuadra më e madhe angleze po

Sulmuesi i Grasshoppers, Shani Tarashaj, nuk po kërkohet vetëm nga skuadrat italiane.
Sulmuesi tashëm shumë i kërkuar Shani Tarashaj ka tërhequr vëmendjen e skuadrave edhe nga Anglia, Gjermania, Franca dhe Spanja.

Sipas asaj që raporton Estadio Deportivo, lojtari me prejardhje shqiptare po vëzhgohet nga gjiganti anglez Liverpool, shkruan tuttomercatoweb.
Nga Spanja skuadrat si Villarreal dhe Valencia po ashtu e pëlqejnë lojtarin.

Numri i skuadrave nuk ndalet këtu, pasi Palermo, Torino, Sampdoria dhe Sassuolo kanë treguar që e duan në skuadrat e tyre, por nuk përjashtohen edhe Herta dhe Lille dhe Fiorentina./telegrafi.com