De Biasi në kishë, fillon koncerti, Elbasani kuqezi (FOTO)

10:30′ Sponsori gjeneral i kombëtares, “Digitalb” ka startuar koncertin që do të shoqërojë me muzikë dhe argëtim gjatë ditës së sotme tifozat kuqezi që do të jenë të pranishëm në Elbasan.

KONCERTI

10:00 ‘ Rrugët e Elbasanit vishen me simbole kuqezi. Bulevardi kryesor që të lidh me stadiumin është pushtuar i gjithi nga flamuj, shalle, qeleshe, kapele dhe simpole të tjera kuqezi çka tregon se atmosfera ka filluar të ndizet shumë herët

09:00′ Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi ka shkuar në kishë së bashku me disa nga miqtë e tij për të kërkuar edhe ndihmën e zotit para ndeshjes me Armeninë.

DE BIASI

 

Qyteti i Elbasanit është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve, në kuadër të takimit që Kombëtarja jonë e futbollit do të luajë ditën e sotme me Armeninë në “Elbasan Arena”. Tregtarët ambulantë tek-tuk në qendër të qytetit kanë filluar të tregtojnë simbolet me ngjyrat kuq e zi të Kombëtares, si për të lajmëruar ardhjen e diçkaje që në këtë qytet të gjithë e duan, lojtarët që drejtohen nga “shqiptari” Xhani De Biazi.

ATMOS 2

Rruga për në “Francë 2016″ kalon nga Elbasani dhe ndryshe nga sa ndodhi në sfidën e parë në këtë qytet me Danimarkën, kësaj here shpresohet te marrja e një fitoreje që do të rrisë ndjeshëm shpresat e kuqezinjve për një vend në Europian.

Qyteti po fillon të marrë ngjyrat e zakonshme në një ditë të tillë feste, edhe pse vetëm sot pritet të gumëzhijë nga pelegrinazhi që do të bëjnë shqiptarët anembanë botës. Të paktën Elbasani po e bën detyrën e vet, mikpritjen, për t’ua lënë më pas stafetën 11 idhujve që në orën 18:00 në “Elbasan Arena” do të zbarkojnë në impiantin që u ndërtua enkas për ta, për t’u bërë ëndrrën realitet miliona shqiptarëve kudo në botë. Një ekran gjigant në qendër të qytetit është vendosur enkas për të parë nga aty këtë ndeshje. (Panoramasport)

ATMOSERFRA1