De Biasi konfirmon lojtarin e radhës për ndeshjen me Armeninë

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka konfirmuar ftesën për Naser Alijin, i cili ftohet për herë të parë në Kombëtaren shqiptare.

“Naserin e ndjek prej një viti, prandaj edhe e kam ftuar”, ka deklaruar ai për ‘Sport Ekspres’ në Shqipëri, transmeton Gazetaolle.com. Ndërkohë, nuk ka konfirmuar nëse e ka ftuar Migjen Bashën.

Aliji është nga Shkupi, kurse është huazuar nga Baseli tek St.Galleni. (Gazeta Olle)

naser aliji