De Biasi: Ishte ndeshja më e rëndësishme

Gianni de Biasi nuk kishte si të mos ishte i emocionuar me një fitore kaq të madhe. ‘Djelmoshat’ e tij fituan 2:1, me dy golat e ardhur në pjesën e dytë.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë. Armenia ishte skuadër e mirë që luan fortë, dhe janë shumë cinik, shënuan nga një rast i vetëm”, tha De Biasi për Super Sport.

“Donim të luanim normalisht. Me ndryshimet në pjesën e dytë, e kthyem ndeshjen në favorin tonë”, shtoi ai.

Ai ishte loja më e bukur në karrierën e tij? “Kjo ishte më e rëndësishmj, por e ardhshmja do të jetë më e rëndësishme. Në fund e merituam ta fitonim këtë ndeshje”.