De Biasi i thotë Gashit: Ik nga Baseli

Shkëlzen Gashi si duket do të largohet nga skuadra e tij aktuale Basel gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Pas probleme me trajnerin Urs Fischer, ka qenë trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, që ka zbuluar të ardhmen e Gashit.

Në një prononcim për ‘Blick’, De Biasi ka treguar se Gashi duhet të ndërrojë skuadër për të luajtur para kampionatit evropian ‘Francë 2016’.

“Gashi më ka thënë mua se nuk po e kupton gjendjen e tij në klub. Ai është stërvitur mirë, është sillë në mënyrë profesionale por e kotë”.

“Por tani ai ka arritur në një pikë që dëshiron të ndërrojë skuadër. Nuk mundet të qëndroj edhe më shumë në këtë gjendje”, deklaroi De Biasi.

“Gashi është i rritur dhe e di më së miri se ku duhet të shkojë. Unë nuk jam një njeri që i përzihem se ku do të nënshkruaj”, tha De Biasi.

Kujtojmë që për Gashin interesim të madh kanë shprehur dy skuadrat zvicerane, Young Boys dhe Sion, ndërsa ai ka edhe disa oferta tjera nga Italia dhe Gjermania.