De Biasi fton Çekiçin

Në ndeshjen miqësore Shqipëri – Francë që luhet me qershor, do të ftohet edhe Endri Çekiçi. Talenti 18-vjeçar i Dinamos së Zagrebit do të jetë prurja më e re e Gianni De Biasit. Pas përvojave me U-17 dhe U-19, tanimë do të grumbullohet edhe me Kombëtaren A.

Lista zyrtare e të ftuarve për ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë pritet të publikohet javën e ardhshme. Ndërkohë sipas raportimeve nga Kroacia (hrsport.net), talenti shqiptar ka komunikuar përmes telefonit me vetë teknikun e kombëtares. Mesfushori i Dinamo së Zagrebit, i cili (më 7 shkurt) debutoi këtë sezon (total 6 ndeshje, 1 asist), thuhet të ketë marrë ftesë zyrtare për miqësoren e 13-të qershorit me Francën në stadiumin “Elbasan Arena” shkruan asport.info.

18-vjeçari Çekiçi luante për Teutën deri në vitin 2013-të, kur dhe u transferua në Kroaci.