De Biasi flet për Berishën

Pas ndeshjes Lazio – Napoli (1:1), foli edhe përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi. Ai foli për lojën ndërsa lavdëroi, skaudrën e Lazios. “Lazio është në një moment të mirë, skuadra e Piolit po luan shumë mirë. Sonte ishte një lojë e mirë mes dy ekipeve me cilësi të mira. Lazio ishte më e motivuar për të marrë rezultat të favorshë”, tha De Biasi.

Ai nuk la pa folur edhe për portierin e tij Etrit Berishën,për të cilin tha së është portier i madh. “Berishën do të doja ta shihni në një mënyrë të ndryshme nga ajo qe bëri në këtë ndeshje. Ai është një portier i madh, me një dëshirë për të provuar vlerat të tij . Sonte kishte një përgjegjësi të madhe”, tha De Biasi.