De Biasi e injoron përsëri Donis Avdijajn

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar dje tre emra lojtarësh, që mendohet se do të jenë risitë e të grumbulluarve për ndeshjen e Shqipërisë kundër Armenisë, që luhet më 29 mars në “Elbasan Arena”. Mirëpo, ky është thjesht një aludim, transmeton Gazeta Olle.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë stafit teknik të Kombëtares shqiptare, treguan se Naser Aliji (Vaduz), Berat Xhimshiti (Zyrih) dhe Donis Avdijaj nuk do të grumbullohen për ndeshjen me Armeninë. “Të tre janë në planet e De Biasit, por për ndeshjen e radhës, nuk do të jenë pjesë e listës”, – konfirmoi për gazetën i njëjti burim. Ndërkohë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sulmuesin Shkëlzen Gashi, i cili po shkëlqen në Zvicër me kampionët e Bazelit. Pritet që golashënuesi të rikthehet te kuqezinjtë ndaj Armenisë, pas një mungese disi të çuditshme në ndeshjet e fundvitit të kaluar.