De Biasi dhe Duka marrin pjesë në varrimin e babait të Mavrajt (FOTO)

Në mesin e shumë njerëzve po i jepet lamtumira Mustafë Mavrajt babait të  Mërgim Mavrajt.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, janë duke marr pjesë në varrimin e babait të futbollistit.

Në fotot e dërguara shihet së ka një prezencë të madhe të njerëzve në varrimin e babait të mbrojtësit kuqezi, transmeton GazetaTribuna.

Babai i Mavrajt ndërroi jetë ditën e djeshme pas një sëmundje që kohët e fundit e kishte mbajtur në Spitalin e Frankfurtit në Gjermani.

Mavraj-2