De Biasi dhe Cana ‘fërkojnë’ duart

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana, kanë mbërritur në Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë, sot në ora 07:00 të mëngjesit.

I pranishëm me dyshen para fillimit të seancës ka qenë edhe avokati kryesor, Antonio Rigozzi. I pari që do të dëshmojë është kapiteni Cana.