Drita përshëndetë talentin e madh të skuadrës (FOTO)

Përmes një postimi në faqen e Intelektualëtve dhe të Dritës, gjilanasit kanë përshëndetur arritjen e Leotrim Kryeziut.

Talenti e ka marrë një mirënjohje nga Komuna e Gjilanit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kryeziu është zgjedhur ndër futbollistët më të dalluar të Komunës së Gjilanit për edicionin 2016/17.

“Leotrim Kryeziu njëri ndër sportistët më të dalluar të vitit. Suksese Leo”, thuhet në postimin në faqen zyrtare.

cats

Ndryshe, Kryeziu është një ndër futbollistët më premtues te Drita.

Ai bëri paraqitje shumë pozitive këtë sezon, duke shënuar gola e duke dhënë asistime për shokët.

Mbetet të shihet nëse talenti do të ketë minutazhë të mjaftueshëm në sezonin e ri, por do ta ketë shumë vështirë, marrë parasysh transferimet e mëdha që do t’i bëjë Drita.

17155824_10207227098510383_8327501865722329102_n

17626680_10207409300185311_4412072669789852794_n