David Domgjoni flet për eksperiencën e re te Luzerni, ka disa fjalë edhe për Kosovën

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, David Domgjoni, gjatë afatit kalimtar veror u transferua nga klubi i Menemenspori te skuadra e Luzernit.

Futbollisti nga Prizreni kaloi te ekipi zviceran me parametra zero, pasi i kishte skaduar kontrata me klubin turk.

David Domgjoni, ka folur për eksperiencën e tij të re te Luzerni, ku është shprehur shumë i lumtur me ambientin mikpritës që i është bërë nga klubi i ri.

“Tek skuadra e Luzernit e kam gjetur një ambient të mirë dhe miqësor. Kam 2 muaj që kur jam transferuar këtu dhe çdo gjë po shkon mirë dhe në rrugën e duhur. Të gjithë në klub pa përjashtim më kanë pritur mjaft mirë, gjë e cila ka ndikuar që të ambientohem shumë shpejt me ekipin”, tha fillimisht Domgjoni.

Ai deri me tani ka luajtur vetëm 117 minuta në të gjitha garat me skuadrën e Luzernit, por beson se më kohë do t’i vije rasti për të pasur minutazhë më të madhe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“E rëndësishme është që po stërvitem shumë mirë çdo ditë. Është fakt që nuk kam luajtur shumë, por kam shumë besim që koha ime do të vijë dhe e rëndësishme është që të jem gati”, deklaroi mbrojtësi shtatlartë për Gazetën inFokus.

David Domgjoni debutoi me kombëtaren e Kosovës në ndeshjet miqësore që ‘Dardanët’ i zhvilluan në Antalia të Turqisë kundër Guinesë dhe Gambisë.

24-vjeçari ishte pjesë edhe e grumbullimit të fundit të Kosovës, por nuk u paraqit në asnjërën prej tri ndeshjeve që i luajtën ‘Dardanët.

Pavarësisht kësaj Domgjoni është shprehur i gatshëm për të qenë gjithmonë në dispozicion sa herë që i nevojitet Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Të luash për Kosovën është një nder dhe krenari, pasi e përfaqëson vendin tënd, ka edhe një rëndësi të veçantë në rritjen e çdo futbollisti. Padyshim që edhe mua grumbullimet me kombëtaren më kanë ndihmuar shumë në të gjitha aspektet. Unë do të jem gjithmonë gati për Kosovën”, përfundoi Domgjoni.

Futbollisti nga Prizreni në të kaluarën ka luajtur në Kosovë te skuadra e Lirisë, ndërsa në Shqipëri ka qenë pjesë e Kastriotit, Tiranës edhe Laçit.

David Domgjoni ka nënshkruar kontratë me Luzernin deri më 30 qershor të vitit 2023.

Futbollistët shqiptarë vendimtar në Zvicër, Emini shënon për Luzernin, ndërsa Lenjani asiston për Grasshopperin

Lëndimi i Amir Rrahmanit nuk është serioz, do të luajë në ndeshjen e radhës