Dautaj vazhdon me Besën

Besa pritet që edhe kampionatin e ardhshëm ta thotë fjalë kryesorë duke luftuar për titull dhe për Kupë.

Pejanët kaën filluar biseidmet me të gjithë lojtarët që ishin pjesë e Besës kampioantin e kaluar, ndërsa kanë arritur që në skuadër ta ofrojnë edhe Fatlum Gashin nga Istogu.

Për Besën në kampioantin e ardhshëm pritet të luajë edhe Qëndrim Dautaj.

Mesfushori ka arritur marrëveshje parimisht me kryesinë e klubit. “Kam biseduar me kryesiën e klubit dhe jemi marrëvesh që të vazhdojmë tutje. Ende nuk janë kryer obligimet finaciare dhe nënshkrimi i kontratës, por kjo gjë pritet të ndodh shumë shpejtë”, pohoi Dautaj për Gazetaolle.com.

Për Dautajn ishin të interesuara edhe disa skuadra të tjera, por ai vendosi të qëndroj në Pejë.