Dautaj mungon, Besa nuk fiton

Qëndrim Dautaj është ndalur në ‘pit-stop’ për tri javë pas një lëndimi ta marrë dy ditë para ndeshjes me Kosovën e Vushtrrisë ku skuadra e tij Besa pësoi në shtëpi 3:2.

Dauta mungoj edhe kundër Trepçës ku përsëri skuadra pejane nuk doli me gjahë të plotë, duke bëtë hapa prapa në ‘luftën’ për titull të kampionit.

“Për fat të keq e kam pësuar një tëheqje muskulare dy ditë para ndeshjes me Kosovën dhe nuk kam mundur ta ndihmojë skuadrën në këtë kohë kur më së shumti kishte nevojë”, pohoi Dautaj për Gazetaolle.com.

Kundër Kosovës kishim shumë mungesa pasi munguan edhe Kastriot Rexha dhe Fisnik Papuqi dhe besoj që kjo ishte arsyeja e humbjes”.

Dautaj shpreson që të kthehet për ndeshjen kthyese të Digitalb Kupës së Kosovës, ku Besa do të përballet me Trepçën ’89. “Për titull nuk besoj që kemi edhe aq gjasa, por për Kupë do të japim gjithçka. Besoj që do të jem i gatshëm për ndeshjen e dytë”, përfundoi Dautaj.

Dautaj ka luajtur vetëm në këtë gjysmëstinor dhe ka arritur të shënoj pesë herë, katër në kampionat dhe një në Kupë.