Dautaj: Goli im për kryesinë e Ferizajt

Njëri prej lojtarëve më të mirë në futbollin kosovar, Qëndrim Dautaj është rikthyer fuqishëm në këtë kampionat. Ai e ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij të re Besën, prej së është rikthyer nga një lëndim i gjatë.  “Po është një gol i veçantë për arsyje që pas 10 muajve i lënduar u ktheva dhe shënova kundër ish skuadrës time në të cilin edhe jam lënduar. Gjithashtu gol i fitorës që besoj se e merituam të shënojm fitore ndoshta edhe më të thellë”, tha fillmisht Dautaj për ‘Gazetën Olle’.

Ai thotë se ky gol ishte një hakmarrje për kryesinë e Ferizajt që nuk e morën mundin as ta telfonin kur u lëndua. “Nuk mund të them hakmarrje ndaj ekipit, lojtarëve dhe trajnerëve. Është hakmarrjen ndoshta ndaj kryesisë së klubit të cilët siç e dini, jo që nuk më kanë paguar operacionin, por as edhe një telefonat nuk ma kanë bërë”, pohoi Dautaj, që vazhdon të ketë raporte shumë të mira me lojtarët e Ferizajt.

Ai është tashmë i gatshëm, që të luaj nga fillmi dhe këtë ‘mesazh’ ia dërgon edhe trajnerit Arbnor Morina, që kishte besim në të dhe e mori të lënduar në skuadër. “Po shpresojë që të vazhdojë të shënoj, pse jo. Sa i përket a do të startoj nga fillimi kjo varet nga trajneri. Unë jam i gatshëm që në cilën minutë të më inkuadroj të jap maksimumin, pse jo edhe nga fillimi”, përfundoi Dautaj.