Datë hisorike: FHK kujton fitoren e madhe ndaj Izraelit

Federata e Hendbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kujtuar fitoren e parë historike kualifikuese për Evropian ndaj Izraelit, fitore kjo e ardhur 1 vit më parë.

Kosova në atë ndeshje kishte fituar me tre gola epërsi, 27:24, shkruan Gazeta Olle.

“Një vit më parë kemi arritur suksesin më të madh me Kombëtaren e hendbollistëve, sukses që na bëri krenar dhe që është pasuar me suksese e fitore tjera po ashtu madhështore. Në Prishtinë para rreth 1500 shikuesve kemi fituar ndaj Izraelit me rezultat 27:24. Ishte fitorja jonë e parë në kualifikime për Evropian.

Me Izraelin jemi përballur në kuadër të fazës së dytë kualifikuese. Përfundimisht ajo fitore ka ngritur Kombëtaren tonë në nivel dukshëm më të lartë. Ngritja jonë po vazhdon dhe nuk do të ndalet. Në vjeshtë shpresojmë për fitore tjera në eliminatoret e ardhshme evropiane. Shpresojmë edhe në përkrahjen e tifozëve që asnjëherë nuk mungon. Gjithnjë falënderues dhe mirënjohës ndaj tifozëve tanë besnikë”, shkruan faqja zyrtare e FHK-së.