Datë e veçantë për Tovërlanin

Afrim Tovërlani mori para pak ditësh ‘timonin’ e skuadrës së Trepçës ’89, ndërsa ndeshjen e parë e zhvilloi dje me 31 mars. Kjo datë është identike me datën e ndeshjes së fundit të zhvilluar si trajner i Prishtinës, 31 mars 2014 kundër Fushë Kosovës, ndërsa një ditë më vonë dha dorëheqje që i bie 1 prill, tani një vit.

Tovërlani në atë kohë e ka lënë Prishtinën në vendin e dytë, po në atë pozitë e ka gjetur edhe pas rikthimit të tij në nj stol. Ai në atë kohë e la Prishtinën me 37 pikë, po aq sa i ka edhe tani, por në atë kohë kishte dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Fati I Tovërlanit është i lidhur ngushtë siç duket me Hajvalinë, pasi në atë kohë e kishte lënë Prishtinën para ndeshjes me Hajvalinë, ndërsa e mori Trepçën ’89  pasi kjo e fundit humbi nga Hajvalia. Po ashtu kjo skuadër është një vend më lartë se ‘minatorët’ një pikë, transmeton Gazetaolle.com.

Fati i Tovërlanit është i njëjtë më pikët edhe në këtë stinor sikurse në të kaluarën. ‘Toki’ e la Prishtinën -9 pikë nga vendi i parë ndërsa e mori 89-shin me -9 pikë nga vendi i parë.