Datat kur zhvillohet Botërori i Katarit

Botërori i futbollit 2022, i programuar për tu zhvilluar në Katar, do të luhet mes nëntorit dhe dhjetorit. Lajmi, i raportuar nga “BBC”, i referohet fjalëve të di Salman Bin Ibrahim Al-Khalifa, presidentit të Konfederatës Aziatike.

“Nuk duam të përplasemi me Lojërat Olimpike Dimërore. Problemi do të zgjidhet përfundimisht. E kemi gjetur një akord”, ka thënë Salman.

Sipas të njëjtit burim bëhet fjalë për datat 26 nëntor-23 dhjetor.