‘Dashuritë’ e Fabregasit

Mesfushori spanjoll i skuadrës së Chelseat, Cesc Fabregas, i cili i siguroi skuadrës së tij një fitore tejet të rëndësishme në vikend përballë QPR-së, festimin e golit të tij e bëri duke puthur fanellën e londinezëve.

Pas këtij gjesti tifozët e Arsenalit, i kanë kujtuar atij kohën sa ishte pjesë e Arsenalit duke puthur logon e klubit.

Por kjo nuk është e tëra pasi Fabregas, gjatë qëndrimit të tij te Barcelona kishte bërë të njëjtën gjë.