Dashuria e nënës shqiptare për Juventusin (FOTO)

Shqiptarja Majlinda Salla, nuk e lëshon asnjë ndeshje të ‘gjigantit’ italian Juventus.

Është presidente e tifo-grupit ‘Drughi Albania’, që njihet zyrtarisht nga klubi torinez. Majlinda në një intervistë për Gazetën ‘Olle’, shpalos dashurinë që ka për Juven. “Jam presidente e grupit ‘Drughi Albania’ të cilin e krijova për t’u dhënë mundësi shqiptarëve tifozë të Juves, që të vijnë në stadium”, ka thënë Majlinda Salla për ‘Gazetën Olle’.

Salla has edhe në vështirësi por assesi të ndahet nga ekipi i saj i zemrës. “Atëherë, vështirësi kam sa të duash sepse në radhë të parë jam femër dhe kam dy fëmijë kështu që humbas shumë kohë për të shkuar në stadiume. Nuk lë ndeshje pa parë, si në Torino ashtu edhe në trasferta (udhëtim). Është një pasion që çdo tifoz i vërtet e ka brenda, nuk është e thjeshtë me e shpjeguar”, potencon Majlinda.

Ajo ndër të tjera thotë se ‘preket’ shumë edhe në ‘xhep’. “Këtu nuk është sikurse diku tjetër që të ndihmon klubi me shpenzime. Çdo gjë e paguajmë nga xhepi jonë, me udhëtime, bileta e çdo shpenzim që bëhet. Sakrifikojmë gjëra të qejfit për këtë pasion. Mirëpo, kush nuk e jeton diçka të tillë ndoshta nuk e kupton se çfarë po them”, përfundoi prononcimin e saj për Gazetën ‘Olle’, Majlinda Salla.

dr dru drug